Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku sot njoftoi se VLEN-i kanë marrë ftesë nga kryeministri, Hristijan Mickoski për takim të liderëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Qoku tha se në takimin e liderëve VLEN-i do të përfaqësohet nga Bilall Kasami dhe ai vet si koordinator i grupit parlamentar.
"Në takimin e lidëve do të marrë pjesë Bilall Kasami, njëri nga liderët e VLEN-it dhe unë si koordinator i grupit parlamentar. Nuk janë të bërë të ditur tema konkret, do të ketë diskutim të përgjithshëm", tha Qoku.
Qoku tha se në takim do të flitet për një dialog të hapur, për një konsensus.
Qoku poashtu theksoi se nuk ka përplasje në mes liderëve të VLEN-it.
“Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymën e konstruktivitetit", tha Qoku./Telegrafi/




















































