LAJMI I FUNDIT:

Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e coronavirusit – nuk mungon as gazi lotsjellës

Kaos para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, protestohet kundër masave të reja si pasojë e coronavirusit – nuk mungon as gazi lotsjellës

Përpara ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, në orët e mbrëmjes ka filluar një protestë e qytetarëve të pakënaqur me masat e shpallura nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, protestat pasuan pas fjalimit të presidentit Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Madje, në një moment, siç thuhet më tej, protestuesit arritën të hynin në Parlament, por ata u dëbuan shumë shpejt.


Gurë, kontejnerë e vetura të djegura, demonstruesit tentuan të futen me forcë në Kuvendin e Serbisë - policia përdor dhunë për t'i shpërndarë
Lexo po ashtu Gurë, kontejnerë e vetura të djegura, demonstruesit tentuan të futen me forcë në Kuvendin e Serbisë - policia përdor dhunë për t'i shpërndarë

Policia nuk ndërhyri ashpër dhe mediat raportojnë se vetëm një person ishte arrestuar, për shkak të sjelljes veçanërisht agresive ndaj një polici.

Mediat gjithashtu raportojnë se policia hodhi gaz lotsjellës.

Megjithatë, sipas Blic.rs, protesta, e cila filloi më shumë se tre orë më parë, po bëhej më e dhunshme. Pasi protestuesit arritën të shpërthejnë kordonin e policisë, u futën në sallën e parlamentit dhe policia arriti t’i shtyjë ata.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar publikut serb në lidhje me bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Serbisë, si dhe për planet për parandalimin e epidemisë së COVID-19.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka paralajmëruar masa rigoroze.

Në këtë drejtim, bëhet e ditur se ai ka thënë se që nga nesër, çdo tubim publik, brenda ose jashtë, me më shumë se pesë persona, do të ndalohet.

“Do të shkojmë me orë policore që nga e premtja deri të hënën”, citohet të ketë thënë më tej presidenti serb.

Sipas mediave serbe, aktualisht ka rreth 4,000 njerëz në spitale dhe të gjitha spitalet e Beogradit janë pothuajse të mbushura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori