Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili përderisa ka qenë në stacion policor ka kanosur viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në stacionin policor Jugu në Prishtinë.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/