Një person është arrestuar pasi kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët kishin qenë në detyrë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 04:40 në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.


Sipas raportit, i dyshuari kishte qenë pasagjer në një veturë që e kishin ndaluar policët për kundërvajtje, por gjatë shqiptimit të tiketës kishte ndërhyrë i dyshuari dhe kishte kanosur policët.

Ndërkaq, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/