Telegrafi

A kanë qenë Kullat Binjake njësoj të larta?

Edhe pse u quajtën “binjake”, Kullat Binjake nuk ishin dhe aq të ngjashme, sa i takon gjatësisë. Ato kishin diferencë me një metër prej njëra-tjetrës, siç raporton Skyscraper.org.

Njëra prej kullave ishte 415 metra e lartë ndërsa tjetra 416 metra. Secila prej tyre kishte rreth 110 qendra tregtare brenda, përcjell tesheshi.com.

Të dyja kullat ishin simbole të World Trade Center, por pesë ndërtesa të tjera ndihmuan në kompletimin e kompleksit që zotërohej nga Port Authority of New York dhe New Jersey.

Kulla e parë u ndërtua në vitin 1972 ndërsa kulla e dytë përfundoi së ndërtuari në vitin 1973.

Të dyja u cilësuan si ndërtesat më të larta në botë për një kohë shumë të shkurtës, pasi në vitin 1974 Sears Tower u bë ndërtesa më e gjatë në botë.

Kullat binjake u shkatërruan nga sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001.