Ka bërë deri diku çudi lajmi i pak ditëve më parë kur UEFA zbardhi listën me 13 kandidatë për tetë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv dhe mes tyre figuronte edhe ai i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Mes tyre janë emra të federatave të rëndësishme, si presidenti i Federatës Gjermane, Sekretari i Federatës Angleze apo Italiane e kështu me radhë, megjithatë Duka mendon se ka një avantazh krahasuar me ta.
“Është e vështirë të bësh llogari sepse kandidatët janë emra shumë të nderuar dhe të federatave të mëdha, ndoshta nuk kanë eksperiencën time, por nuk lexohet dot situata. Gjithsesi e pres me sportivitet çfarëdo rezultati”, ka thënë Duka për Top Channel.
Po çfarë mund të përfitojë vendi ynë nëse presidenti i FSHF do të arrijë të zgjidhet pjesë e komitetit ekzekutiv të UEFA.
“Qoftë edhe ulja në tavolinë e Shqipërisë besoj se është diçka e mirë dhe ka një benefit normal. Sepse këtu nuk bëhet fjalë për përfitime materiale dhe nuk shkohet në Komitetin Ekzekutiv për të qenë i njëanshëm”.
Gjithsesi sado vështirë, Duka është i bindur se të paktën dy vota do t’i marrë.
“Votën e Kosovës e quaj si votën e Shqipërisë, kështu që të paktën dy vota i kam të sigurta”, tha kreu i FSHF-së.
Intervista e plotë
TCH: Edhe UEFA e ka zyrtarizuar kandidaturën tuaj si anëtar komiteti, a mund të na tregoni diçka më shumë për këtë? Kam përshtypjen që ishte një lajm që për të gjithë ka bërë një lloj habie…
Armand Duka: Janë zgjedhjet për tetë vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe për këtë ka disa kandidatë dhe një ndër ta do të jem edhe unë. Duke pasur parasysh eksperiencën e gjatë në FSHF dhe në komitete të ndryshme të UEFA-s mundet që këtë eksperiencë ta shfrytëzoj për më shumë për kontribute për këtë organizatë të përbashkët.
TCH: Si funksionon? Emrin tuaj e ka propozuar dikush?
Armand Duka: Çdo federatë ka të drejtën të propozojë dhe me një propozim ke të drejtën e kandidimit. Kuptohet se për mua ka propozuar Federata Shqiptare e Futbollit, po ashtu si për të gjithë kandidatët e tjerë. Më pas kalohet në komitetet e seleksionimit, të plotësimit të kritereve dhe më pas për të qenë kandidat ose jo miratohet nga Komiteti Ekzekutiv.
TCH: Si funksionojnë zgjedhje të tilla në nivele të larta? Është një votim që bëhet për kandidatin? A mund të na thoni diçka më tepër rreth kësaj?
Armand Duka: Ata që votojnë shohin kompleksitetin e gjërave. Shohin individin dhe kontributet e tij. Si në të gjitha zgjedhjet e tjera ndoshta bëhet edhe një lloj lobimi i kandidatëve. Nuk është se ka ndonjë gjë specifike.
TCH: Ka filluar fushata?
Armand Duka: Nuk është se bëhet ndonjë lloj fushate, pasi nuk është si në raste të tjera. Kandidatët njihen me njëri tjetrin, anëtarët e UEFA-s po ashtu. Të gjithë kandidatët janë figura të nderuara, janë drejtues federatash në vendet respektive dhe të gjithë i kanë shanset për të fituar.
TCH: Pra, nuk bëhet një lobim i hapur?
Armand Duka: Thash edhe më lart, se çdo njeri do të kërkojë nëpërmjet takimeve për të qenë sa më i kujdesshëm dhe për të arritur në një rezultat sa më pozitiv. Për mua nuk është një gjë e lehtë pasi janë disa kandidatë që përfaqësojnë edhe vende të mëdha si Italia, Gjermania dhe janë të gjithë figura të nderuara. Nëse unë do të zgjidhem do të jenë diçka shumë pozitive për futbollin shqiptar në përgjithësi, por edhe fakti që jemi kandidat është diçka e mirë.
TCH: Ju përmendët pak më parë edhe Italinë e Gjermaninë. Janë të gjithë drejtues federatash?
Armand Duka: Shumica e tyre po.
TCH: A penalizohemi ne duke qenë një vend i vogël? A ka Shqipëria “aleatë”?
Armand Duka: Unë uroj që të mos jetë penalizues fakti se nga vjen kandidati. Uroj që ta shohim më me sportivitet këtë gjë, si një kontribut të të gjithë anëtarëve të UEFA-s, ashtu siç është edhe motoja e saj. Megjithatë çdo njeri ka të drejtën e vet ta shohë si të dojë.
TCH: Prej vitesh jeni anëtar i disa komisioneve të UEFA-s, pse vendosët pikërisht tani të vendosni kandidaturën tuaj?
Armand Duka: Pas kaq vitesh eksperiencë e kam konsideruar se mund të kem mundësi për të kontribuuar më shumë, për të dhënë eksperiencën time.
TCH: Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është edhe organi më i lartë që menaxhon të gjithë punën e këtij institucioni, apo jo?
Armand Duka: Komiteti Ekzekutiv është bordi drejtues i UEFA-s. Po ashtu si në federatat e futbollit dhe në UEFA organi më i lartë është Asambleja ku bëjnë pjesë të gjitha vendet anëtare, e cila zgjedh edhe Presidentin dhe Komitetin e Ekzekutiv dhe bën menaxhimin e punëve të UEFA-s në periudhën mes dy asambleve.
TCH: Ju keni qenë disa herë kandidat për president federate dhe i keni fituar, ndërsa keni pasur si objektiv kualifikimin e Shqipërisë apo edhe ndërtimin e stadiumeve, a është ky objektivi më i madh personal i juaji?
Armand Duka: Kjo është një ndërmarrje realitivisht e vështirë, duke pasur parasysh të gjitha ato që njerëzit mund të mendojnë, dikush mund ta shohë me skepticizëm. Një ndër arsye që unë kandidoj është edhe fakti që pse jo Shqipëria ka të drejtën e saj që mund të përfaqësohet në Europë. Shqipëria nuk mund të shihet më si dikur, ndoshta me një lloj paragjykimi, por duhet të shihet si një vend i barabartë. Fakti i kandidimit të paktën do ta realizojë këtë. Pavarësisht nëse fitojmë, unë mendoj se duhet ta fitojmë këtë status që kemi.
TCH: Ju vini nga bota e biznesit dhe e llogarive, sigurisht që e keni bërë edhe një lloj llogarie para se të futeshit në këtë “betejë”. Sa janë shanset që ju të zgjidheni?
Armand Duka: Është e vështirë që të bësh llogari. Janë 13 kandidatë dhe do të fitojnë 8. Ata janë të gjithë figura të nderuara, ndoshta jo me kaq eksperiencë sa kam unë. Ndoshta është pak e vështirë që ta bësh këtë lloj llogaritjeje. Unë e pres me sportivitet çdo lloj rezultati që do të jetë. Unë e konsideroj pozitive fakti që jemi në këtë garë.
TCH: Çfarë do të përfitojë Shqipëria nëse ju do të zgjidheni anëtar?
Armand Duka: Qoftë edhe ulja në tavolinë e Shqipërisë besoj se është goxha e rëndësishme moralisht. Këtu nuk bëhet fjalë për të mira materiale dhe nuk shkohet në Komitetin Ekzekutiv për të qenë i njëanshëm dhe për të mbrojtur vetëm interesat e Shqipërisë, por shkohet atje për të bërë më të mirën për të gjithë organizatën. Për të dhënë kontributin tënd për zhvillimin e lojës dhe për mënyrën se si duhet të menaxhohet ajo.
TCH: Megjithatë, tashmë kemi një votë “po” që mund të jetë ajo e Kosovës, apo jo?
Armand Duka: Patjetër që votën e Kosovës e konsideroj njësoj si votën e Shqipërisë.
TCH: E keni si avantazh këtë…
Armand Duka: E kemi të sigurt që dy vota të paktën do t’i marrim.
TCH: Sa është numri i votave të nevojshme për zgjedhjen e një kandidati?
Armand Duka: Janë 55 anëtarë, nuk e di, varet se si do të shkojë votimi. Ndoshta diku te 30 vota.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
Çfarë duhet të dini për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje