Konsumoni më pak ushqime të tymosura dhe turshi Studimet kanë zbuluar se ushqimet e tymosura dhe turshitë, përmbajnë disa kimikate jo të mira. Për këtë arsye, konsumoni perime të freskëta në vend të atyre të konservuara dhe mish jo të tymosur. Shumë nga këto produkte, si të tymosurat dhe turshitë, janë tepër të përhapura në kuzhinën japoneze apo koreane, kjo është arsyeja përse një numër i madh njerëzish atje kanë kancer të stomakut.

Ndërprisni konsumin e pijeve me sheqer Jo vetëm që pijet me sheqer kontribuojnë në obezitet dhe diabet, por ato gjithashtu rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri në pjesën e brendshme të mitrës. Sipas kërkimeve nga Universiteti i Minesotës, gratë që pinë më tepër pije me sheqer, kanë rreth 87 për qind më tepër rrezik ndaj këtij kanceri.


Hani qepë, kanë antioksidantë të fuqishëm Kur vjen fjala për ushqime që luftojnë kancerin, qepët janë shumë të mira. Studimet tregojnë se qepët e thata apo të njoma kanë antioksidantë të fuqishëm, të cilët mbrojnë shumë kundër disa llojeve të kancerit.

Ushtrohuni dhe ecni për 30 minuta në ditë Më shumë se 20 studime kanë treguar se gratë që stërviten kanë rreth 30 deri në 40 për qind më pak rrezik të preken nga kanceri i gjirit, krahasuar me ato që nuk stërviten. Ushtrimet ndihmojnë në uljen e nivelit të estrogjenit, një hormon që mund të ndikojë në rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Një tjetër studim lidhi katër orë ecje në javë me ulje të rrezikut të prekjes nga kanceri i pankreasit.

Kufizoni të skuqurat dhe patatinat Kur ushqimet janë të skuqura në temperatura të larta, formohet një përbërës që mund të shkaktojë kancerin. Kjo ndodh përgjithësisht te patatet e skuqura ose te patatinat. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtij përbërësi, shumëfishon rrezikun e kancerit.

Mos u jepni pas trupit të nxirë Ekspozimi i gjatë ndaj diellit ka treguar se rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Por kjo mund të aplikohet edhe për solarët. Përbërësit që gjenden te kimikatet e nxirjes artificiale, mund të jenë po aq të dëmshëm. Nëse doni të shmangni çdo rrezik, atëherë mos u nxini.

older couple drinking milk

Pini qumësht, kalciumi në të, ju mbron Studimet e fundit kanë treguar se kalciumi mund të mbrojë ndaj kancerit të zorrës së trashë. Pjesëmarrësit në studime të cilët konsumonin deri në 700 miligramë kalcium në ditë, kishin 45 për qind më pak gjasa të prekeshin nga kanceri i zorrës së trashë.

Bëni kujdes për jetën tuaj seksuale Sa më tepër partnerë seksualë të keni dhe nëse kryeni marrëdhënie të pambrojtura, aq më i lartë është rreziku që të prekeni nga disa lloje kanceri që lidhen me organet gjenitale dhe pjesët më të ndjeshme. Sigurohuni që të kryeni vaksinat e rekomanduara për të qenë sa më të mbrojtur.

Njihni avantazhet e aspirinës Nëse doktori ju ka rekomanduar të pini aspirinë për të ndihmuar zemrën tuaj, kjo gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e trupit nga kanceri. Një studim nga Instituti Amerikan i Kancerit, zbuloi se gratë që përdornin çdo ditë aspirinë, kishin 20 për qind më pak rrezik të prekeshin nga kanceri ovarian.

Konsumoni rrush të kuq, antioksidant perfekt Rrushi i kuq është një burim shumë i mirë i një antioksidanti që mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit në stomak, gji apo mëlçi, shkruan Shqip. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti i Teksasit, zbuloi se resveratroli i gjendur te rrushi i kuq, riparonte dëmin e lëkurës që çon në kancer lëkure. Të gjithë llojet e rrushit janë të mirë, por ai i kuq ka më tepër nivel të antioksidantit të dobishëm.

Pini një gotë birrë ose verë në ditë Alkooli ju mbron kundër bakterit që shkakton ulcerë dhe që mund të çojë në kancer stomaku. Një studim nga Universiteti Kuins në Belfast, zbuloi se sasia e moderuar e verës ose birrës, ndihmon shumë kundër infeksioneve. Megjithatë, mos e tejkaloni normën “e moderuar”. /Telegrafi/