Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi të mërkurën se për të zgjidhur çështjen e tarifave, tregtia transatlantike nuk duhet të ngarkohen me taksa.

Ai theksoi se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump kanë bashkuar Evropën, siç raportoi agjencia e lajmeve reuters.


“Le të vendosim tarifa prej 0 për qind për tregtinë transatlantike dhe kështu problemi do të zgjidhet”, tha lideri i ardhshëm gjerman.

Merz shtoi gjithashtu se tarifat e Trumpit kanë treguar që një qasje e përbashkët tregtare ka pasur një ndikim pozitiv.

“Evropianët janë të vendosur për t’u mbrojtur, dhe ky rast tregon se uniteti është një ndihmesë e fuqishme për shumicën”, shtoi ai gjatë një interviste televizive pas arritjes së koalicionit qeveritar me social demokratët.

Ndryshe, Trump ka pauzuar tarifat për të gjitha vendet për 901 ditë ndërsa Kina u ndëshkua me 125 për qind taksa. /Telegrafi/