Disa shtylla elektrike janë rrëzuar në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë për KALLXO.com se shtyllat janë dëmtuar nga një kamion, i cili po bartte një ekskavator.


Përveç që ka thyer shtyllat elektrike, kamioni në fjalë edhe ka këputur kabllo të rrymës dhe kabllo të tjera duke rrezikuar jetën e personave që kanë kaluar andejpari.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet e KEDS-it.

kamioni1

kamioni2

kamioni3

kamionio