Departamenti i Transportit i Teksasit u përball me një operacion të pazakontë pastrimi pasi një kamion i përmbysur humbi ngarkesën prej 8 milionë monedhash dhjetë centëshe – me vlerë 800 mijë dollarë në monedha të vogla.

Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit bëri të ditur se kamioni me 18 rrota u përmbys në korsitë jugore të autostradës U.S. 81/287, pranë daljes për Farm Road 1655 në Alvord.


Sipas departamentit, kamioni kishte dalë nga rruga dhe drejtuesi i mjetit kishte reaguar tepër, duke shkaktuar përmbysjen e automjetit.

Drejtuesi i kamionit dhe një pasagjer u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Departamenti i Zjarrfikësve të Alvord-it konfirmoi se kamioni humbi ngarkesën prej rreth 8 milionë monedhash dhjetë centëshe të sapo-mintuara.

Autostrada u mbyll për disa orë ndërsa ekipet e Departamentit të Transportit pastronin monedhat e shpërndara. /Telegrafi/