Kamioni bie në gropën që hapet befasisht në mes të asfaltit në Mexico City

Ky është momenti i pabesueshëm kur një kamion për shpërndarjen e pijeve të gazuara me markën Jarritos, ra në një gropë në Iztapalapa, lagjen më të populluar të Mexico City
Pamjet tregojnë kamionin duke u balancuar në mënyrë të pasigurt me rrotat e përparme të varura në ajër përpara se të lëvizë prapa, i gëlltitur nga toka ndërsa asfalti hapet, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të vendosura në shtylla të ndriqimit publik kanë kapur momentin rrëqethës, kurse akoma nuk dihen shkaqet e gropës së hapur në mes të asfaltit.
Gjithashtu nuk dihet nëse shoferi i kamionit ka shpëtuar pa ndonjë lëndim apo edhe nëse kishte persona tjerë brenda kamionit.
Kjo nuk është hera e parë që hapen gropa në mënyrë krejt të papritur në mes të asfaltit, pasi raste të tilla janë dokumentuar me video nëpër pjesë të ndryshme të botës. /Telegrafi/



















































