Zëvendës-presidentja Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer” dhe “formën e duhur fizike dhe mendore” për të qenë presidente e vendit, thuhet në një letër të mjekut të saj, të publikuar të shtunën, ku bëhet një përmbledhje e historikut dhe gjendjes së saj mjekësore.
Dr. Joshua Simmons, mjeku i zëvendës-presidentes dhe njëkohësisht kolonel në ushtrinë amerikane, shkruan se zonja Harris, në moshën 59-vjeçare, ruan një stil aktiv të jetesës dhe se nga kontrolli i saj i rregullt mjekësor i bërë në muajin prill, nuk rezultoi ndonjë gjë e pazakontë.
Ajo ka “formën e duhur fizike dhe mendore për të përmbushur me sukses detyrat e presidencës, përfshirë ato të drejtueses ekzekutive, kreut të shtetit dhe komandantes së përgjithshme”, thuhet në letrën prej dy faqesh.
Ekipi elektoral i zonjës Harris shpreson ta shfrytëzojë këtë moment për të nxjerrë në pah kontrastin me kandidatin republikan Donald Trump, i cili ka publikuar ndër vite vetëm të dhëna të kufizuara për shëndetin e tij.
Sipas një punonjësi të ekipit të saj elektoral, shpresohet në këtë mënyrë të ngrihen pikëpyetje nëse zoti Trump është i përshtatshëm për detyrën e presidentit.
Ish-Presidenti Trump ka publikuar shumë pak të dhëna shëndetësore, edhe pasi u plagos në vesh nga një plumb gjatë një atentati në korrik.
Dr. Simmons, që ka qenë mjeku i kujdesit parësor për zonjën Harris gjatë 3 viteve e gjysmë të fundit, thotë se zëvendës-presidentja ka një historik alergjish dhe ka ndjekur një imunoterapi me alergenë për tre vitet e fundit.
Dr. Simmons tha se nga analizat e fundit të gjakut të zonjës Harris dhe rezultatet e testeve të tjera nuk rezultoi diçka e pazakontë.
Raporti thotë gjithashtu se zonja Harris mban lente kontakti për një miopi të lehtë.
Në historikun mjekësor të familjes së saj ekziston rasti i kancerit të zorrës së trashë (nga nëna e saj).
Zonja Harris ndjek me përpikmëri rekomandimet për kujdesin parandalues shëndetësor, përfshirë bërjen e kolonoskopisë dhe mamografisë çdo vit.
Ndërsa zyra e Harris publikoi raportin mjekësor, ekipi i saj elektoral theksoi njoftimet e fundit të mediave që ngrenë pikëpyetje në lidhje me shëndetin dhe mprehtësinë mendore të ish-presidentit Trump dhe se ai nuk ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe historikun mjekësor.
Ish-Presidenti Trump, në moshën 78 vjeçare, vuri në dyshim shëndetin e presidentit Joe Biden kur presidenti 81-vjeçar kandidonte për t’u rizgjedhur. Që kur ai u zëvendësua në kandidim nga zonja Harris, ka tërhequr më shumë vëmendje shëndeti i ish-Presidentit Trump.
Në ditëlindjen e presidentit Biden nëntorin e kaluar, ish-Presidenti Trump publikoi një letër nga mjeku i tij që raportonte se ish-presidenti ishte në shëndet “të shkëlqyer” fizik dhe mendor.
Letra, e postuar në platformën e mediave sociale të ish-presidentit Trump, nuk përmbante detaje për të mbështetur pretendimet e tij – matje të tilla si pesha, tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, apo rezultatet e ndonjë testi. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia
Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje
Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë - 10-vjeçari kinez i hakmerret babait duke e raportuar në polici për përdorim droge
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore
Njerëzit kanë frikë të hanë, të pinë dhe të dalin jashtë - ankthi pushton fshatin indian pasi një sëmundje misterioze vret 17 njerëz
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze