Kaluan 14 muaj - asnjë gjurmë nga Luljeta Tahiri

22 vjet më parë, prindërit e Luljetës kishin ardhur nga Kosova në Nordrhein-Westfalen. Çifti ka pesë vajza. Luljeta është më e madhja.
Familja ndjehej e kënaqur në Gjermani dhe është plotësisht e integruar. Vajzat janë rritur dhe zhvilluar në Gjermani. Gjithçka tregonte për një familje të lumtur, deri në një të premte pasdite kur bie zilja në derën e shtëpisë së familjes Tahiri. Para dere qëndron një familje turke e cila vjen të bisedojë më familjarët për fejesën e mundshme të djalit të tyre 20-vjeçar me vajzën, Luljetën 13-vjeçe. Në ato momente familjes Tahiri i bie qielli mbi kokë. Ata nuk e dinin asnjëherë se vajza e tyre kishte një të dashur.
Pasi që familja turke shkoi, mes Luljetës dhe prindërve të saj lindin mosmarrëveshje. Të nesërmen në mëngjes Luljeta iku nga shtëpia. Motra e vogël e saj e sheh duke u hedhur nga dritarja e dhomës së saj. Në tokë ajo e lë një letër lamtumirëse.
Menjëherë nëna e saj fillon kërkimin për vajzën, por pa sukses. 36 orë më vonë Luljeta paraqitet në polici në Hurth, 30 kilometra larg shtëpisë së saj. Ishte e larguar nga shiu. Policia e strehon në një qendër të sigurt rinore. Tri ditë më vonë, më 2 maj 2014 edhe prej aty Luljeta ikën dhe prej asaj kohe ajo zhduket vullnetarisht pa lënë asnjë gjurmë tjetër, njofton albinfo.ch.
Ditë më parë prindërit e Luljetes, Nijazi dhe Hava Tahiri, kërkuan fatin e saj edhe nga emisioni gjurmues në ZFD, “Aktenzeichen XY“.
Luljeta Tahiri është 1,70 metra e gjatë, ka flokë të drejta të zeza, sytë e gjelbër dhe është truphollë.





















































