LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal për falsifikim të parave kundër shkupjanit

Kallëzim penal për falsifikim të parave kundër shkupjanit

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “falsifikim të parave”, stacioni policor në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.V (42) nga Shkupi.

I padituri, veprën penale e ka kryer më 17 qershor të këtij viti në Kërçovë duke blerë produkte në “Jormanis Inpeks”. Pas kësaj ai ka lëshuar në përdorim bankënotë fals prej 100 eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas ndërmarrjes së masave operative, zyrtarët policor kanë vërtetuar identitetin e personit, e kanë gjetur dhe e kanë arrestuar.


Bankënota është konfiskuar dhe është dërguar për ekspertizë në Bankën Popullore të Maqedonisë./Telegrafi/