LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj një 57-vjeçari nga Prilepi, në mënyrë të qëllimshme ka shkaktuar zjarr në pyje

Kallëzim penal ndaj një 57-vjeçari nga Prilepi, në mënyrë të qëllimshme ka shkaktuar zjarr në pyje

Nga MPB thonë se kanë parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë kundër D.T. (57) nga Prilepi.

I njëjti dyshohet se ka kryer vepër penale “shkaktim të zjarrit pyjor”, që dënohet sipas nenit 227 paragrafi 5 nga Kodi Penal.

Siç bënë të ditur nga MPB, i denoncuari në disa raste, më 15.07.2024, më 30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe më 07.08.2024 në rajonin e fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, komuna Makedonski Brod, ka shkaktuar zjarr në vend të hapur, i cili ishte përhapur dhe ka shkaktuar zjarre në sipërfaqe më të madhe, ku digjej bari dhe bimët me kërcell të ulët.


“Të gjitha zjarret janë shuar nga ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Makedonski Brod dhe Ndërmarrjes pyjore rajonale ‘Sandanski’ – Makedonski Brod. Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me zjarret, nëpunës të policisë nga DPB Makedonski Brod e kanë gjetur të denoncuarin D.T. në vendin ku ishte shkaktuar zjarri dhe gjatë kontrollit te ai janë gjetur gjëra me të cilat mund të shkaktohet zjarr. Me të denoncuarin është kryer bisedë zyrtare, me çka ai i kishte pranuar veprat”, njoftojnë nga MPB.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori