Rreth 600 mijë euro do të investojë KEDS në lagjen Sofali dhe Kalabri të Prishtinës. Trafo të reja dhe instalim i rrjetit nëntokësor të shpërndarjes së energjisë elektrike janë pjesa kryesore e këtij investimi që gjithsesi ka gëzuar edhe banorët e lagjes.
Koliqi banor i lagjes Kalabria tha se këto investime kanë qenë të nevojshme që disa vite. “Është mbajt një takim me banoret për këto investime. Ne i kemi mirëpritur këto investime, sepse na është thënë se do të ketë përmirësim të theksuar të cilësisë së furnizimit me energji elektrike”, tha Koliqi.
Ai e vlerëson më së shumti instalimin e rrjetit nëntokësor.
“Gjithmonë jemi frikësuar që po bije ndonjë tel dhe munden fëmija me prek dhe me pësu, tash është krejt ndryshe”, tha ai.
KEDS në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë mbajtur takime me banorët e këtyre lagjeve për të diskutuar investimet në fjalë.
“Në takimin e mbajtur, ku është prezantuar projekti, ne si banor të kësaj lagjeje kemi kërkuar që investimi të bëhet në atë mënyrë që mos të krijoj rreziqe të reja. Përveç kësaj, ne presim që do të sanohen edhe dëmet e rrugëve që potencialisht mund të bëhen”, tha Koliqi.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në lagjen Kalabria përveç tjerash do të zëvendësohen dy trafostacione të vjetra me të reja.
“Ndërsa, në Sofali, do të vendosen 2 trafostacione te reja 10(20)/0.4 kV dhe do të zëvendësohet një trafostacion i vjetër blind me një trafostacion tjetër të ri 10(20)/0.4 kV si dhe do të bëhet rekonstruimi i rrjetit 04,4 kV me shtylla te betonit dhe kanal kabllovik”, tha ai.
Buzhala tha se këto projekte janë në fillim të procesit si dhe për çdo intervenim është marrë leja nga Komuna e Prishtinës. Ai tha se investime te ngjashme KEDS ka planifikuar edhe në lagjet tjera në Prishtinë.
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike KEDS, planifikon që projektet në Kalabri dhe Sofali t’i finalizoj deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame