Në vazhdën e debatit në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja, duke folur për zvarritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetuetshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, eksperti juridik Osman Kadriu, tha se deklaratat e partive politike për mbështetjen e PSP-së janë boshe, dhe ato me qëllim e prolongojnë çështjen e shqyrtimit të iniciativës për kushtetuetshmërinë e kësaj prokurorie, që të njejtën ta përdorin në një moment më të volitshëm për vetë ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se deri në zgjedhje do të ketë prononcim Gjykata Kushtetuese. Kanë kaluar të gjitha afatet, prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet. Tjetër është çështja se si do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përsëris, në qoftë se ndodhë, mos dhashtë Zoti, që Gjykata Kushtetuese ta abrogon ligjin, ta abrogon edhe organin në fjalë, atëherë do të krijohet këtu një kaos i madh juridik, i cili kaos edhe më shumë do ta thellon krizën politike, do të rritet pakënaqësia e qytetarëve e cila mendoj se do të shndërrohet në manifestime dhe forma shumë të ndryshme, bile bile edhe brengosëse për stabilitetin e vendit”, deklaroi Kadriu.
Sipas tij, Gjykata por edhe Prokuroria Speciale Publike e kanë për obligim që ta zbardhin krizën juridike, si dhe t’i zbardhin të gjitha rastet për krim dhe korrupsion që dalin nga afera e përgjimeve. Derisa nuk kemi asnjë rast që ka marrë rrugën e duhur për në Gjykatën Penale për njerëzit e pushtetit të cilët janë koka e krimit në shtet, Kadriu vlerëson se në zgjedhjet e ardhëshme, sërish këta koka të krimit do të jenë bartës të listave të deputetëve, dhe e gjithë veprimtaria e tyre kriminale do të ngelet vetëm në dyshime.
“Ata tash me këtë që vetëm flitet për ato se janë kryerës të veprave penale, thirren në një dispozitë kushtetuese dhe ligjore ‘prezumimi i pafajsisë’, meqenëse Kushtetuta thotë: ‘Asnjë person nuk mund të trajtohet se është fajtorë për një vepër penale, derisa nuk konstatohet me vendim të plotfuqishëm të gjykatës’. Me qenë se vendim të tillë nuk ka, këto që janë bartës të krimit, thonë ‘ne kemi të drejtë të garojmë në politikë, unë thëm ‘jo’. Ajo dispozitë kushtetuese vlenë për përgjegjësi penale, e jo për ushtrimin e posteve politike dhe publike”, shtoi Kadriu.
Sipas tij, këto persona në asnjë mënyrë më nuk duhet të garojnë në zgjedhje, pasi e dëmtojnë shoqërinë, por edhe vetë shtetin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri