deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se përfshirjen e ShBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi është e pashmangshme. Ajo gjithashtu thotë se në Bruksel nuk duhet të bëhet kompromis me territorin e vendit.
Kadrijaj ka thënë se sa herë ka munguar përkrahja e ShBA-së, procesi i dialogut ka dalë jashtë rruge.
“Mendoj që një anë dhe e pashmangshme duhet të kërkohet përfshirja direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut sepse ne e kemi parë që ky proces pa përkrahjen e ShBA-së shpesh herë ka dalë prej rrugës dhe në këtë mënyrë ne do të kemi njëfarë sigurie se procesi i dialogut do të shkojë mirë”, është shprehur Kadrijaj për Ekonomia Online.
Tutje, Kadrijaj ka thënë se në dialog duhet të shkohet me parime dhe ky proces duhet të jenë krejtësisht transparent.
“Mendoj që duhet të ketë transparencë procesi i dialogut dhe krejt çka duhet të diskutohet duhet të ketë parime se çfarë do të dialogohet dhe çka nuk duhet, të shkohet të përgatitur. Të jetë një proces transparentë që para se të diskutohen të dihen temat nga qytetarët por edhe deputetët t’i dinë ato, në mënyrë që procesi i dialogut të jetë krejtësisht transparent”, ka shtuar ajo.
Deputetja e AAK-së konsideron se në Bruksel nuk duhet të bëhet kompromis me territorin e vendit.
“Ajo çka duhet të diskutohet duhet të diskutohet statusi final dhe statusi final është 17 shkurti 2008-ës, nuk ka kompromis tjetër veç me këtë territor që e kemi shpallë pavarësinë e Kosovës dhe që jemi njohur prej shumë shteteve të botës”.
Për fund, Kadrijaj ka konsideruar se Kosova dhe Serbia duhet të ulen sit ë barabarta në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
“Datat që përcaktohen duhet të dakordohen të dy shtetet dhe secili kryeministër apo secili kryetar Qeveria që udhëton në Bruksel duhet ta prezantojë Kosovën dhe në tavolinën e bisedimeve duhet të ulen si dy shtete të barabarta si Serbia ashtu edhe Kosova dhe nëse dakordohet një datë për dialog duhet të bëhet me dakordancën e dy shteteve”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi