Telegrafi

Kadeti Albin Bytyçi diplomon në Akademinë më prestigjioze në botë të forcave ajrore “US Air Force Academy”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se kadeti Albin Bytyçi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ka përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë të forcave ajrore “Air Force Academy Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

FSK njofton tutje se në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoidhe uroi të sapo diplomuarit.

Kadeti i sapo diplomuar Albin Bytyçi do t’i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fitoi gjatë katër viteve të studimit. /Telegrafi/