Site icon Telegrafi

Kadaif: Një recetë e vjetër për një ëmbëlsirë të shijshme shtëpiake

Ëmbëlsira e shijshme popullore përgatitet lehtë dhe thjeshtë, bashkohen brumi dhe shtojca e ëmbël

Përgatitet si edhe ëmbëlsira me kadaif dhe me shtojcë të ëmbël sherbet, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g kadaif;
– 400 g arra të bluara;
– 150 g gjalpë.

Sherbet:

– 700 g sheqer;
– 1.5 l ujë.

Përgatitja e sherbetit:

Në mbrëmje në një tenxhere hidhni sheqerin pastaj shtoni ujin dhe zieni rreth 30 minuta.

Përgatitja e kadaifit:

Aktivizoni furrën në 170 gradë celsius. Shkrini gjalpin, pastaj tepsinë në të cilën do ta përdorni për këtë ëmbëlsirë lyeni pak me gjalpin e shkrirë.

Pastaj vendosni gjysmën e kadaifit në tepsi, me duar përhapeni mirë dhe shtypeni pak kadaifin në mënyrë që të bashkohet.

Kur të keni mbushur tepsinë, mbi kadaif hidhni gjalpin, lini pak për ta përdorur më vonë.

Të gjitha arrat e bluara hidhni mbi kadaif dhe përhapni mirë. Kadaifin e mbetur vendosni mbi arra, sërish me duar përhapeni mirë nëpër tepsi. Hidhni gjalpin e mbetur nëpër kadaif.

Kadaifin futeni në furrë dhe piqeni rreth gjysmë ore.

Ju bëftë mirë!

/Telegrafi/

Exit mobile version