Site icon Telegrafi

Kabllot nënujore të internetit mund të ndihmojnë në zbulimin e tërmeteve, thonë shkencëtarët

Kabllot e internetit që përshkojnë fundin e detit mund të përdoren për të zbuluar tërmete dhe cunami ose për të monitoruar se si ndryshimi i klimës ndryshon rrymat e oqeanit.

Këto kabllo telekomunikacioni mund të përdoren si një grup gjigant sensorësh shkencorë në det të thellë, është thënë nga Laboratori Kombëtar Fizik i Mbretërisë së Bashkuar (NPL) dhe partnerët e tij, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, shkencëtarët testuan teknikën në një lidhje me fibra optike midis MB dhe Kanadasë dhe hulumtimi është publikuar në Science Magazine.

Por për shkak se instalimi i sensorëve të përhershëm për të monitoruar fundin e oqeanit është shumë i kushtueshëm, vetëm disa ekzistojnë globalisht, thonë shkencëtarët.

Ndryshe, kabllo të shumta me fibër optike bartin të dhëna nëpër detet dhe oqeanet e botës.

Vlerësohet se ka më shumë se 430 të tilla në mbarë botën, që përfshijnë distanca prej rreth 1.3 milion km. /Telegrafi/

Exit mobile version