LAJMI I FUNDIT:

Ka qenë milioner, një ditë iku dhe vendosi të kalojë jetën në ishullin e braktisur – tash e 22 vite jeton vetëm me qenin dhe ka vetëm një dëshirë

Ka qenë milioner, një ditë iku dhe vendosi të kalojë jetën në ishullin e braktisur – tash e 22 vite jeton vetëm me qenin dhe ka vetëm një dëshirë

Milioneri i dikurshëm David Glashin ka pasur në pronësi një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re.

Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987,  e humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni, transmeton Telegrafi.


“Dua të vdesë këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.

Ish-milioneri pranon se nganjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që nganjëherë dikush ta vizitojë. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë dhe se vdekja është e pashmangshme.

“Duhet të mendoni pozitivisht tërë kohën përndryshe do të çmendeni, pasi që do të mendoni se gjërat nuk po ju shkojnë sipas planeve”, ka shtuar ai.

Ai thotë se diçka mund të mos shkojë mirë dhe se “mund ta presë stuhia apo ta thyej ndonjë këmbë apo dorë”. 76-vjeçari që vërtetë ka pasur probleme të ngjashme, është i bindur që po të mos e kishte pasur telefonin satelitor, ndoshta sot nuk do të ishte gjallë.

“Sigurisht se do të isha i vdekur po të mos ishte telefoni. Më është dashur të eci më shumë se 60 metra zvarrë për ta kapur”, ka shtuar Glashin.

Megjithatë një herë në vit ai largohet nga ishulli, me qëllim që të mund t’i sigurojë ushqimet dhe gjësendet tjera që e mbajnë atë gjallë atje, transmeton Telegrafi.

Gjithçka është ndryshe nga jeta që e bënte dikur kur i kishte 37 milionë dollarë. Sidoqoftë, thotë se 22 vitet e kaluar në ishull e kanë “përmirësuar”.

Ajo çfarë më së shumti e lëndon është ndarja nga familja. Ka dy fëmijë – një djalë 21-vjeç dhe vajzën që kurrë nuk e vizitoi ishullin e tij. Madje ai i mbijetoi dhimbjes së madhe, kur vajza e tij e dytë u mbyt 6 vite më parë.

Në anën tjetër, autoritetet australiane dëshirojnë ta largojnë nga ky ishull, por David është i vendosur që pjesën tjetër të jetës ta kaloj aty dhe shtrohet pyetja nëse do t’ia arrij qëllimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori