Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe Grupi për Ballkan së bashku me Institutin I4PA kanë organizuar punëtorinë: Përfitimet e Dialogut Teknik në Vushtrri me pjesëmarrës nga shoqëria civile nga Mitrovica, Vushtrria dhe Obliq, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.
Njëzet e dy përfaqësues nga OJQ-të lokale dhe publiku i gjerë nga tre komuna diskutuan për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përfitimet e marrëveshjeve të arritura gjatë procesit.
Dea Gecaj, drejtoreshë ekzekutive e Institutit I4PA gjatë fjalës hyrëse tha “Me të drejtë mund të themi se në shtetet e sotme moderne dhe demokratike, përveç tre shtyllave të qeverisjes – legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, mund të shtojmë dy shtylla të tjera të rëndësishme për avancimin dhe zhvillimin e atyre shoqërive – medias dhe shoqërisë civile”.
Fisnik Rexhepi, ekspert për procesin e dialogut, prezantoi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ka filluar me mars 2011, duke përshkruar sfidat për arritjen e marrëveshjeve dhe shtoi se “Çka është e rëndësishme për këtë fazë është se ky dialog ka ofruar një perspektivë të re që ka dëshmuar se pavarësisht dallimeve, marrëveshjet janë të mundshme. Edhe në rastet kur palët nuk mund të pajtohen, ata nuk u tërhoqën nga negociatat”.
Rexhepi gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes si një nga marrëveshjet më të suksesshme, ai shtoi se “Me këtë marrëveshje qasja diasporës kosovare që jeton në vendet e BE dhe veçanërisht në Gjermani, për në atdheun e tyre është shkurtuar për të paktën 400 KM”.
Gjithashtu ai përmendi se pas marrëveshjes, serbët e Kosovës filluan të aplikojnë për kartat e identitetit të Kosovës.
Ndërsa, edhe pse disa nga marrëveshjet nuk arritën implementimin e plotë “Situata tani është shumë më e mirë se sa ishte përpara marrëveshjeve”.
Nga ana tjetër, pjesëmarrësit ngritën çështjen e transparencës dhe informimit publik gjatë procesit të dialogut dhe procesit të zbatimit të marrëveshjeve.
Besmir Ahmeti nga OJQ Hareja nga Vushtria shtoi se “Ka mospërputhje në raportimin nga mediat në Kosovë dhe mediat në Serbi për procesin e dialogut, kjo krijon konfuzion në opinionin publik”.
Punëtoria është pjesë e aktiviteteve të projektit “Komunikimi, diskutimi dhe promovimi i dialogut”.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi u themelua në fillim të vitit 2018, si një mjet për të sfiduar narrativat në nivel shoqëror dhe t’i ndihmojë politikë bërësit të arrijnë marrëveshje në mënyrë më transparente.
Konsorciumi është i përberë nga 8 OJQ me vizion të njëjtë: Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, Instituti Demokratik për Zhvillim (D4D), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe OJQ AKTIV nga Kosova, si dhe Fondi i Beogradit për Ekselencë të Politikave (BFPE), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Lëvizja Evropiane në Serbi (EMinS) dhe Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM) nga Serbia.
Kjo punëtori është organizuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosove-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025