Site icon Telegrafi

Ka luajtur vetëm 35 minuta, por Mudryk tashmë është lojtari më i shpejtë këtë sezon në Ligën Premier

Nënshkrimi i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk ka thyer rekordin për lojtarin më të shpejtë këtë sezon të Ligës Premier, edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje për 35 minuta.

Transferimi i Mudryk nga Chelsea u përfolur shumë, pasi ishte blerja më e shtrenjtë e dimrit (70 milionë euro plus 30 milionë bonuse).

Sulmuesi 22-vjeçar ukrainas pati një debutim të dukshëm në Ligën Premier në ndeshjen e tij të parë kundër Liverpoolit.

Lexo po ashtu Pak minuta nga debutimi te Chelsea, Mykhailo Mudryk 'vallëzon' në zonën e Liverpoolit

Ish-ylli i Shakhtar Donets u inkuadrua në fushë në minutën e 55-të në vend të Lewis Hall dhe për ato pak minuta ai theu rekordin e shpejtësisë në Ligën Premier.

I pozicionuar në krahun e majtë, Mudryk fillimisht mundi James Milnerin dhe më pas Trent Alexander-Arnoldin me shpejtësinë dhe cilësinë e tij.

Në barazimin 0-0 ndaj Liverpoolit , ukrainasi i Bluve arriti shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier, duke vrapuar me 36.63 kilometra në orë.

Mudryk la pas Anthony Gordon (Everton), i cili kishte arritur shpejtësi 36.61 km/h këtë sezon.

 

Ukrainai ka kaluar gjithashtu Darwin Nunez (Liverpool, 36.53 km/h), Erling Haaland (Manchester City, 36.22 km/h) dhe Denis Zakaria (Chelsea, 36.09 km/h).

“Ai më kujtoi pak Robbenin për shkak të lëvizjes së këmbëve, sa i shpejtë është, si ‘manipulon’ topin… Do të isha shumë i emocionuar nëse do të isha tifoz i Chelseat. Dhe ky është vetëm debutimi i tij!”, deklaroi Steven Gerrard pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version