Juventus ka shënuar fitore në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Kampioni aktual është kualifikuar për në gjysmëfinale në saje të fitores para shikuesve të vetë kundër Torinos me rezultat 2-0.


Pjesa e parë kaloi e gjitha nën dominimin e vendasve, e cila gjë rezultoi edhe me realizimi të një goli.

juventus 2

Ishte minuta e 15 e takimit kur mesfushori brazilian, Douglas Costa goditi fuqishëm topin që përfundoi në rrjetën e portierit serb, Milinkovic-Savic.

Ky i fundit u tregua i suksesshëm në të 28 minutë përballë argjentinasit, Paulo Dybalas, i cili nuk u tregua i saktë për të dyfishuar epërsinë e bardhezinjve.

Në pjesën e dytë Bianconerët vazhduan me lojë të bukur dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe goli i dytë.

mangjo

Mario Mandzukic shfrytëzoi hutinë e mbrojtjes së ekipit kundërshtar dhe në të 67 minutë shënonin golin e dytë të ekipit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol, dhe kështu takimi përfundoi në dobi të "Zonjës së Vjetër" me rezultat 2-0.

Pas kësaj, Juventus finalen do ta kërkojë në përballjen me Atalantën e Etrit Berishës, e cila eliminoi mbrëmë Napolin e Elseid Hysajt. /Telegrafi/

telegrafi sport app