Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me një super gol

Juventusi e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me rezultat 1-0. “Zonja e Vjetër” po luan ndaj gjigantit holandez në play-off të Ligës së Kampionëve.
Italianët kishin raste të mira, me Kolo Muani dhe Nico Gonzalez, por nuk arritën të gjenin rrjetën.
Përballja u zhbllokua në minutën e 34-të, ku pas një aksioni të gjatë Weston McKennie shënoi një gol të bukur për 1-0.
Edhe pas golit, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke shtypur lartë me presin, nga ku erdhi rasti i Gonzalez që gjuajti bukur, por Walter Benitez bëri pritje të mirë.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi të dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































