Robin Gosens është bërë njëri nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në tregun e transferimeve.
Anësori gjerman ka katër vite që është pjesë e Atalantës ku ka shkëlqyer me gola e asistime.
Bayern Munich është raportuar se ka ofruar rreth 40 milionë euro për lojtarin, por tani Juventus dëshiron që të përshpejtojë për të nënshkruar me të.
Zonja e Vjetër do të përballet sot me Atalantën në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit bardhezi do të bisedojnë me ata bergamask për lojtarin.
Juventusi janë shumë të interesuar për transferimin e tij dhe kanë kërkuar nga Atalanta që ta tregojnë çmimin e lojtarit.
Kampioni në fuqi i Italisë nuk është gati të ofrojë shumë të madhe të parave, por ka disa lojtarë të rinj që mund t’i dërgojë te Atalanta dhe klubi bergamask po e pëlqen këtë ide.
26-vjeçari këtë edicion edhe pse luan në rolin e mbrojtësit të majtë ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/