Juventusi ka arritur një fitore të vështirë ndaj Empolit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Zonja e Vjetër i është kthyer fitores në kampionat, pasi pas humbjes nga Genoa ka arritur të triumfojë ndaj Empolit.


Goli i vetëm në këtë fitore të Juventusit u shënua në minutën e 72-të nga talenti italian Moise Kean.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, i cili u notua me 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e Empolit, Domenico Maietta dhe Marko Pajac që u vlerësuan me 6.0.

Juventus:

notat juve e1553973001500

Empoli:

notat juve 1 e1553973039713

/Telegrafi/

telegrafi sport app