Please enter at least 3 characters.

Jusuf Musliu dhe Azem Lajqi eliminohen nga gara për rektor të UP-së

2016/03/ndertesa-e-rektoratit-te-UP-se-foto-ridvan-slivova-2-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komisioni për verifikimin e dokumentacioneve dhe Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë eliminuar nga gara Jusuf Musliun dhe profesorin e mjekësisë Azem Lajqi, për shkak që nuk i kanë përmbushur kushtet për këtë post.

Ndërkaq, për karrigen e rektorit do të garojnë: Nuredin Mestani, Marjan Demaj, Afrim Hamidi, dhe Xhevat Berisha.

Rikujtojmë se ky është konkursi i dytë për pozitën e rektorit, pasi herën e parë asnjë kandidat nuk arriti të marrë votat e nevojshme nga anëtarët e Këshillit Drejtues i UP-së.

Pasuesi i Ramadan Zejnullahut, që u dorëhoq në fund të mandatit, zgjidhet të enjten, me 31 mars. /Gazeta Express/.