JUMBO vjen të premten në Gjakovë, hapja e madhe më 12 Dhjetor

JUMBO po vjen për herë të parë në Gjakovë dhe më 12 Dhjetor, ora 10:00 do të hap dyqanin e tij të ri në Gjakova Park, Rruga “Nënë Tereza”.
Dyqani do të sjell një eksperiencë gjithëpërfshirëse blerjesh si dhe shumëllojshmëri produktesh, duke filluar nga ato të fundvitit, shtëpinë, organizimin dhe pastrimin, lodrat dhe artikujt për bebe, produktet kozmetike etj.
Qëllimi është që çdo vizitor të gjejë produkte që i shtojnë vlerë përditshmërisë, një element që e bën shtëpinë më të ngrohtë, apo pafund lodra dhe zbukurime për festat që sjellin buzëqeshje gjatë sezonit më të bukur të vitit.
Për të festuar hapjen e dyqanit të ri në Gjakovë përgjatë tre ditëve 12-14 Dhjetor, për të gjithë klientët do të ketë zbritje, argëtim dhe shumë surpriza.
Jumbo nuk është vetëm një dyqan, por një vend që i ofron klientëve mundësinë të përjetojnë çdo stinë, festë, dëshirë apo hobi.
Për më shumë informacione, mund të na ndiqni në rrjetet sociale sociale, Facebook, Instagram dhe Youtube.
Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.















































