Site icon Telegrafi

“Ju bleni ushqimet tona, ne ndihmojmë fëmijët me leukemi”, fëmijët me aktivitet humanitar në ditën botërore të ushqimit

Në kuadër të ditës botërore të ushqimit, fëmijët e institucionit parashkollor “Buzëqeshja” në Prishtinë kanë shitur ushqime.

Një grup i fëmijëve të këtij institucioni parashkollor kishin vendosur tavolinat me ushqime të ndryshme në sheshin “Skënderbeu” ku qytetarë të shumtë që kalonin andej blenin ushqimet që kishin përgatitur këta fëmijë në bashkëpunim me prindërit e tyre, shkruan Telegrafi.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e këtyre ushqimeve do të shkojnë për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë të cilët trajtohen në Klinikës së Pediatrisë në QKUK.

“Ju bleni ushqimet tona,ne ndihmojmë fëmijët me leukemi”, ishte motoja e këtij aktiviteti humanitar. /Telegrafi/

Exit mobile version