LAJMI I FUNDIT:

Jovanoviq i thotë historianit serb: E kemi humbur luftën, Kosova është e pavarur (Video)

Jovanoviq i thotë historianit serb: E kemi humbur luftën, Kosova është e pavarur (Video)

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka pasur një përplasje të ashpër me historianin, Sasha Adamoviq. Jovanoviq ka thënë se Serbia e ka humbur luftën dhe Kosova është e pavarur.

Jovanoviq dhe Adamoviq në TV “Pink” kanë debatuar për luftërat në ish-Jugosllavi, pavarësinë e Kosovës dhe vrasjet politike në Serbi.

“Ju mua po më thoni se unë kam pranua pavarësinë e Kosovës. Kjo ka ndodhur. Kosova është e pavarur nga Serbia”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Telegrafi.


Ai e ka pyetur historianin serb se “sikur tash sërish të na jepnin Kosovën, ju nuk do ta dërgonit djalin tuaj në kufi?”

“Ne kemi luftuar dhe e kemi humbur luftën. Kush është për këtë përgjegjës. Kush e futi popullin në luftë me NATO-n”, ka pyetur Jovanoviq.

Debati u ashpërsua kur historiani Adamoviq e konsideronte Sllobodan Millosheviqin të pafajshëm.

Jovanoviq iu është drejtuar Sasha Adamoviq duke i thënë se ”po i përkrah dhe respekton kriminelët, siç janë Millosheviq e Karaxhiq”.

Jovanoviq i ka thënë historianit serb se duhet të turpërohet nga ajo që thotë.

“Kush vrau nëpër Serbi. Kush e vrau Ivan Stamboliqin. Kush e vrau Zoran Gjingjiqin?”,  ka pyetur Jovanoviq, duke akuzuar historianin se po arsyeton krimin.

Lideri i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ditë më parë vizitoi Kosovën, ku zhvilloi takime me politikanë shqiptarë të Kosovës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori