Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington beson se Bashkimi Evropian duhet të vendosë në mënyrë unanime për çështjen e Kosovës dhe në këtë mënyrë, bashkë me Shtetet e Bashkuara, të fitojë ndikim në krijimin e stabilitetit në Ballkan.
Ai beson se Perëndimi duhet t’i japë fund qasjes privilegjuese që ka ndaj Serbisë, për shkak të qëndrimit që ka kjo e fundit ndaj Kosovës.
Joseph në një intervistë për Evropën e Lirë propozon miratimin e dy parimeve nga blloku evropian dhe NATO-ja, përmes së cilave ndalet agresioni politik dhe shmangen ndryshimet territoriale.
“Është shumë e thjeshtë. Unë në fakt besoj se i gjithë ky konfuzion nuk është edhe aq i komplikuar. Ne nuk kemi pasur mundësi të mbyllim çështjen e Kosovës, dhe kjo gjë lidhet natyrisht me Serbinë, dhe Serbia më pas lidhet përveçse me Kosovën edhe me Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë. Kjo gjë lidhet edhe me vetë zhvillimin politik në Serbi. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi lidhet me zhvillimin e saj demokratik, që është duke bërë kthim mbrapa. Dhe krejt kjo lidhet me mungesë të ndikimit. Mungesa e ndikimit që kemi në Kosovë, ka të bëjë me atë pse çështja e Kosovës është ende e hapur.
Serbia nuk e ka njohur Kosovën, andaj edhe çështja e Kosovës ka mbetur pezull, ashtu sikurse edhe e Serbisë. Serbia nuk ka qenë në gjendje të ecë përpara. Në vend që të ecë përpara, është duke bërë kthim mbrapa. Udhëhëqësia e drejtuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq është duke bërë kthim mbrapa. Dhe nuk jam vetëm unë që po e them këtë. Kështu po thonë edhe akademikë dhe aktivistë serbë. Dhe krejt kjo ka të bëjë me mungesën tonë të ndikimit.
Përse kemi këtë mungesë? Jo pse Shtetet e Bashkuara nuk janë të fuqishme, në fakt janë shumë të fuqishme apo se Bashkimi Evropian nuk është i fuqishëm, pasi shumë vende brenda tij janë të fuqishme. Problemi është se ne nuk jemi të bashkuar sa i përket çështjes së Kosovës. Për shkak të këtyre ndasive, për shkak të këtyre pesë shteteve të BE-së që nuk njohin Kosovën, kjo i bie që ato pesë vende kanë pozicionin e njëjtë sikurse ai i Serbisë. I bie se ato kanë pozicionin e njëjtë me të Rusisë dhe Kinës. Kjo i bie që ne jemi të penguar. Nëse pesë shtete të BE-së kanë të njëjtin pozicion sikurse Serbia, Rusia dhe Kina, kjo i bie që Serbia nuk është stimuluar për ta njohur Kosovën, sepse Kosova është e bllokuar nga Rusia dhe Kina.
Të imagjinojmë se Rusia dhe Kina do të thonë se nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës edhe nëse Serbia do ta njohë shtetësinë e saj. Por nëse pesë vendet e BE-së e njohin Kosovën, kjo gjë nuk do të ishte edhe aq problematike, dhe aq serioze. Kjo pasi Kosova më pas do të mund të ishte pjesë e NATO-s dhe BE-së, dhe kjo bllokadë në Kombet e Bashkuara nuk do të kishte shumë rëndësi. Në këtë mënyrë, Serbia nuk do të kishte kaq shumë ndikim dhe potencialisht do të mund t’i ndalej ritmi, ndërkohë që Kosova do të bëhej anëtare e NATO-s, do të avanconte drejt BE-së dhe do të bëhej shtet më i fuqishëm. Çfarë do të fitonte Serbia përveçse do të shikonte dhe do të humbiste në strategjinë e të mbajturit Kosovën të izoluar. Pra krejt kjo është e lidhur me ndasitë në Evropë, që rrisin më pas ndikimin te Serbia dhe për shkak se Serbia ka ndikim, problem është i pazgjidhur”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OBRM-PDUKM: Trendafilov po zbaton politikat e LSDM-BDI, nuk mbron të drejtat e punëtorëve

“Nuk ka prezencë të baktereve” AUV thotë se uji i ambalazhuar “Rugove” i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi