Jorge Jesus së shpejti duhet të bëhet përzgjedhës i Arabisë Saudite.

Sauditët kanë filluar investime masive në futboll dhe kanë sjellë tashmë një numër lojtarësh nga Evropa në klubet e tyre më të mëdha, dhe tani ata duan të ndërtojnë performancën solide të kombëtares në Kupën e Botës në vitin 2026.


Eksperti portugez me përvojë është njeriu që kanë zgjedhur si drejtues të projektit dhe kanë përgatitur një kontratë të madhe për të.

Screenshot 5 56

Jesus duhet të fitojë 10 milionë euro në vit, gjë që do ta bënte atë përzgjedhësin më të paguar në botë.

Ai do të linte pas Hansi Flick, i cili merr një pagë prej 6.5 milionë euro në vit në bankinën gjermane.

Jesus është aktualisht i lirë pas largimit nga Fenerbahce. Më parë ai ka drejtuar me sukses Benfican dhe ka fituar Copa Libertadores dhe titullin kampion me Flamengon braziliane. /Telegrafi/

telegrafi sport app