LAJMI I FUNDIT:

Bashkë me Bidenin kishte vizituar Kosovën, Antony Blinken nominohet për Sekretar të Shtetit

Bashkë me Bidenin kishte vizituar Kosovën, Antony Blinken nominohet për Sekretar të Shtetit

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris sapo njoftuan anëtarët e ekipit të tyre të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare.

Në një njoftim për shtyp të Ekipit të Tranzicionit ata renditën siç vijon:

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit
Alejandro Mayorkas, Sekretari i Sigurisë Kombëtare
Avril Haines, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara
Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
John Kerry, i Dërguari Special i Presidentit për Klimën


Ekipi i tranzicionit ka konfirmuar raportimin e mëparshëm të CNN-it se demokrati do të zgjedhë Antony Blinken të jetë Sekretar i Shtetit.

Bashkë me Biden vizitoi Prishtinën, njeriu që pritet të udhëheqë diplomacinë amerikane kishte uruar Majlinda Kelmendin dhe Kosovën në vitin 2016
Lexo po ashtu Bashkë me Biden vizitoi Prishtinën, njeriu që pritet të udhëheqë diplomacinë amerikane kishte uruar Majlinda Kelmendin dhe Kosovën në vitin 2016

Blinken, ndihmësi kryesor i politikës së jashtme të Bidenit, ka shërbyer më parë në një rol zëvendës gjatë administratës së Barack Obamës.

Zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden bashkë me atëkohë, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Antony Blinken kishte vizituar Kosovën më 22 maj të vitit 2009.

Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Alejandro Mayorkas është emëruar të jetë sekretari i Bidenit i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe do të jetë amerikano-latini i parë që kryeson agjencinë. Mayorkas, një ish-zëvendës sekretar në DHS, do të ketë për detyrë të rindërtojë departamentin që administrata Trump e përdori për të zbatuar politikën e saj kufitare drakoniane, duke përfshirë ndarjen e familjes në kufirin SHBA-Meksikë, transmeton Telegrafi.

Avril Haines, një ish zyrtar i lartë i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar, është emëruar për drejtor të inteligjencës kombëtare dhe do të jetë gruaja e parë që mban këtë postë.

Biden do të mbështesë ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, John Kerry si një të dërguar special presidencial për klimën. Kerry është një kampion i marrëveshjes së Parisit për klimën, nga e cila Trump zyrtarisht u tërhoq. Kerry ishte zgjedhja e Bidenit për të bashkëkryesuar një “task forcë uniteti” mbi ndryshimin e klimës me senatorin, Bernie Sanders pas zgjedhjeve demokratike presidenciale.

Linda Thomas-Greenfield të jetë ambasador në Kombet e Bashkuara dhe Jake Sullivan si këshilltar i sigurisë kombëtare.

Ndryshe, Sullivan është një tjetër dorë veterane e politikës së jashtme dhe Thomas-Greenfield është një diplomat karriere me përvojë të thellë në shërbimin e jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori