Presidenti amerikan, Donald Trump, filloi të fliste në mënyrë “të kujdesshme” derisa njoftoi planet për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, duke e bërë atë kryeqytetin e ri të Izraelit.

Dhe përveç rëndësisë dhe ndjeshmërisë së këtij lajmi, mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nuk kanë lënë pa e vënë në pah edhe një moment kur presidentit i “ngatërrohet gjuha”.


Siç edhe mund të shihet në video, bëhet fjalë për momenti kur presidenti Trump, derisa dëshiron të thotë “God bless the United States” thotë: ‘God bless the United Shhhhtates’. /Telegrafi/