LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit rreshterit të FSK-së që vdiq në vendin e punës

I jepet lamtumira e fundit rreshterit të FSK-së që vdiq në vendin e punës

Në Ferizaj i është dhënë lamtumira e fundit rreshterit të FSK-së, Muhamet Beqiri, i cili vdiq në vendin e tij të punës.

Ceremonia e homazheve pranë arkivolit të rreshter Muhamet Beqiri është mbajtur në Kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj, ku për ta nderuar jetën dhe veprën e tij në ceremoni kishin ardhur familjarë, ushtarak dhe kolegë nga FSK-ja, përfaqësues institucionesh, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë, transmeton Telegrafi.

Ceremonia e varrimit u bë me nderime ushtarake ka vazhduar sot ku është bërë në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Talinoc të Muhaxherëve në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, miqve, shokëve ku i është dhënë lamtumira e fundit.

Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Profesionale nënkolonel Bastri Topalli nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovë shprehu ngushëllime familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve, vlerësoi lartë angazhimin e tij për çlirimin e atdheut dhe kontributin e tij të pakursyer në ngritjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë duke theksuar se kontributi , urtësia dhe profesionalizimi i Muhametit e bënin atë të afërt si për shokët edhe për të gjitha ata që e patën rastin të punojnë dhe të veprojnë me të.

Telegramin e ngushëllimit në emër të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu drejtuar familjes, miqve e pjesëtarëve të FSK-së, e lexoi gjeneral brigade Sefer Isufi. /Telegrafi/