Zemërgjerësia dhe dashamirësia mund të shpëtojnë martesën ose lidhjen tuaj.
Edhe studimet na tregojnë që çdo ditë kemi nevojë për një dozë zemërgjerësie dhe dashamirësie nga partneri, jo vetëm për data të veçanta të vitit, transmeton Telegrafi.
Psikologët amerikanë kanë bërë një studim të gjerë me 130 çifte të cilëve qëllimi kryesor u ishte që të zbulojnë përse disa çifte janë të destinuara të shkatërrohen, ndërsa të tjerat u rezistojnë të gjitha sfidave.
Ekspertët më parë kanë studiuar, pastaj kanë bërë “laboratorin dashuror” në të cilin çiftet çdo ditë bashkërisht kanë gatuar ushqimin, i kanë bërë punët e shtëpisë e të ngjashme, ndërkaq në bazë të sjelljeve të tyre janë ndarë në dy grupe: në mjeshtër dhe në katastrofikë.
Pas gjashtë vjetësh sërish i kanë kontaktuar dhe pa ndonjë befasi kanë mësuar që mjeshtrit kanë qëndruar në martesë, ndërsa katastrofikët i kanë ndërprerë lidhjet e tyre.
Mjeshtrit e martesës i kanë treguar dy karakteristika kryesore të cilat grupi tjetër nuk i ka pasur: zemërgjerësinë dhe dashamirësinë.
Tipi i tillë i sjelljeve forcon lidhshmërinë midis çifteve dhe krijon atmosferë falënderimi në të cilën është e këndshme të kalohet koha.
Katastrofikët bashkëshortorë zakonisht kanë reaguar vrazhdë dhe të painteresuar, janë fokusuar në karakteristikat negative të partnerit dhe kanë harruar të theksojnë gjërat e mira në lidhje, gjë që ka krijuar atmosferë pakënaqësie.
Bëhuni zemërgjerë çdo ditë
Kritikat e vazhdueshme dhe ofendimet janë stresuese dhe mund të lënë pasoja fizike te individët.
Studimi ka treguar që katastrofikët bashkëshortorë kanë gjendje shumë të ngjashme psikologjike sikur njerëzit të cilët gjenden para një kafshe të egër apo në situatë lufte. Mjeshtrit bashkëshortorë janë të relaksuar dhe i gëzohen bisedës së përbashkët.
Përpiquni të jeni të butë në situatat kur jeni të hidhëruar. Mos u ofendoni apo mos u hidhëroni para se të dëgjoni gjithë tregimin. Kjo do t’ju ndihmojë që të bëheni mjeshtër bashkëshortor me lidhje të gjatë dhe të lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Shenjat e zodiakut që analizojnë më së miri njerëzit

Një pjesë të cilën e neglizhoni shpesh kur e pastroni makinën larëse

Nëse doni ta dini a do t’ju tradhtojë gruaja, shikojani gjoksin

Si t’ia ktheni bardhësinë gardërobës suaj?

Dy shenja të horoskopit që gëzohen gjithmonë me lumturinë e të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm