Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndaj Polonisë në gjysmëfinale të ‘play-off’-it për Botërorin 2026.

Pas shortit të hedhur në Cyrih të Zvicrës ka ardhur edhe reagimi i përzgjedhësit të Polonisë, Jan Urban i cili e konsideroi si short të mirë Shqipërinë.


“Nuk mendoj se duhet të ankohemi. Kemi short të mirë, jemi favorit në ndeshjen e parë. Nuk mund ta fshehim këtë. Ne duhet ta shfrytëzojmë avantazhin e stadiumit si vendas”.

“Është e qartë se ne jemi favorit, por duhet ta respektojmë çdo ekip. Kemi përjetuar disa befasi, jo vetëm unë personalisht por edhe duke parë përfaqësueset e tjera”.

Kombëtarja e Polonisë

“Respekti është gjithmonë i rëndësishëm, por duhet të kemi vetëbesim sepse kjo na ndihmon. Shorti është i mirë. Do të kthehemi me besim të plotë në rrugëtimin e play-off-it”.

“Jemi të lumtur me shortin. Dy ndeshje në shtëpi do të ishte fat i madh. Nëse luajmë në finale, duhet të luftojmë për vendin në Kupën e Botës".

“Duhet ta bëjmë këtë sepse kështu e kërkon situata. Jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë, pa e harruar analizën ndaj Ukrainës dhe Suedisë”, ka deklaruar Urban./Telegrafi/

telegrafi sport app