Përveç kësaj vendi po ndeshet dhe me kërkesat për ndarjen e vendit në dy pjesë. Al-Kaeda, prezenca e të cilës është në jug të vendit kërkon formimin e shtetit të Jemenit të Jugut, siç ishte para vitit 1990 para se të bashkoheshin.

Siguria mungon në të gjithë vendin. Edhe në kryeqytetin Sana së fundmi është vrarë një diplomat francez që punonte për BE-në dhe një këshilltar gjerman për sigurinë. Gjithashtu ka shumë pengmarrje, ku në shkëmbim kërkohen para.


00 yemen2

Kryeqyteti ka një popullsi prej 4-5 milionë banorë. Nga lart shikohet se e gjithë hapësira e kryeqytetit është prekur nga thatësira. Jemeni importon 90 për qind të ushqimeve.

00 yemen1

00 yemen

Por, jo vetëm kaq. Jemeni edhe pse merr ushqime në shkëmbim të energjisë, mund të bëhet vendi i parë në botë që do të mbesë pa ujë. /Telegrafi/