Jelldëz Asani, profesoresha e Fakultetit të Arteve – Arti Figurativ, është e ftuara e radhës në emisionin Rose në Telegrafi Maqedoni.
Jelldëzi rrëfeu shumëçka nga jeta e saj personale dhe profesionale në një intervistë si askund tjetër, nga fillimet e saja si arkeologe e deri tek puna si pedagoge e artit figurativ.
Rrugëtimi i saj drejt karrierës së suksesshme, nuk ka qenë mbase i lehtë për të, mirëpo ajo shprehet falenderuese ndaj prindërve të saj të cilët gjithmonë e kanë përkrahur atë dhe motrën e saj drejt arritjeve profesionale.
“Një nga momentet më të vështira të jetës sime është kur e kam humbut t’atin nga një atak kardiak. Ai ka qenë njeri i jashtëzakonshëm, bujar, fisnik, që përcillte shumë dashuri, ëndrra e tij ka qenë që unë dhe motra ime të shkollohemi dhe të arrijmë shumë sukses. Ikja e tij ishte një humbje shumë e madhe për të gjithë ne, mirëpo duke e ruajtur amanetin e tij ne vazhduam edhe falë kurajos që na e dha nëna jonë, në të dyja arritëm të dëshmohemi në anën profesionale. Motra ime është një juriste-avokate, kurse unë profesoreshë universitare”, tha Asani.
Profesoresha Jelledëz tha se i pëlqen shumë udhëtimet, pasi përveç si relaksit të njejtat i shërbëjnë edhe për të vizituar vende që lidhen me profesionin e saj, të zbuloi gjithmonë e më tepër të bukurën e artit figurativ, eksperienca të cilat shpesh i ndan dhe me studentët e saj.
“Fatmirësisht jetoj në një familje që i adhurojnë shumë udhëtimet nëpër vende të reja dhe kjo jo vetëm që më plotëson në anën shpirtërore por edhe në anën profesionale, sepse vizitat në galeri në muzeume e thellojmë atë botëkuptimin tim për artin, pasi unë ballafaqohem me kryeveprat e krijuesve më të njohur botërorë, të bëj një analizë më të thëllë të punës së tyre që më pas unë të ua përcjellë edhe studentëve të mi, që edhe ato të kenë mundësi të shëtisin dhe të shohin nga afër gjithë ato vepra”, u shpreh Asani.
Intervistën e plotë me Jelldëzin mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.
Ky emision mundësohet nga Porsche Maqedoni, Ama Caffe, Restaurant Sirena, Sllavej, Nasa Term, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/