Amerikani Jeffery Taylor ka vazhduar kontratën për dy vjet me klubin e basketbollit të Real Madridit.
Lajmin e ka konfirmuar Real Madriqi në faqen zyrtare.
Taylor ishte pjesë e draftit të NBA në vitin 2012 ku ishte përzgjedhur nga Charlotte.
28 vjeçari i ka qëndruar besnik Realit që nga ajo kohë dhe tash ka vendosur të vazhdojë edhe për dy vjet.
Taylor mbetet një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit, sidomos për fazën e mbrojtjes, kurse është shpesh edhe vendimtar me saktësi prej 40%. /Telegrafi/