Site icon Telegrafi

Jashari: Njerëzve iu kanë vendos prita që të mos takohen me Adem Jasharin, u frikuan se ai do të bëhet i fortë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se në të kaluarën njerëzit janë penguar të takohen me Adem Jasharin me frikën se ky i fundit do të fuqizohej.

“Unë di shumë gjëra. Njerëzve ju kanë vendos prita që të mos takohen me Adem Jasharin me frikën se Adem Jashari do të bëhet i fortë. Do të vjen dita që edhe këto gjëra do të zbulohen këto gjëra”, tha Jashari në “Debat Plus”.

“…Nuk po flas për marsin e vitit 1998, por kjo ngjarje ka ndodhur në vitet e mëhershme”, shtoi ai, përcjell Telegrafi.

Bekimi thotë se anëtarët e familjes Jashari janë mbledhur para disa viteve për të diskutuar gjërat që kanë ndodhur ndër vite nga shumë figura politike.

Ai ka thënë se prej tri vitesh është “ngucur” nga figura politike.

“Më kanë ngucur dhe po i nguci. Ju kam thënë: Mos më ngucni as unë nuk ju nguci…Nuk është njerëzore të ma gërryejnë dheun ndër këmbë”, tha mes tjerash Bekim Jashari./Telegrafi/

Exit mobile version