Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna, në të kundërtën, sipas tij, Komuna e Mitrovicës do të kërkojë staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla. Por, kjo deklaratë e tij ka revoltuar kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ka paralajmëruar padi ndaj Bahtirit.
Bahtiri, sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “të gjithë janë dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdojë.
Mirëpo, deklarata e Bahtirit ka irrituar mësimdhënësit dhe ka nxitur reagimin e kryetarit të SBASHK-ut, i cili ka paralajmëruar padi ndaj kreut të Komunës së Mitrovicës.
Kryetar i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Zyra Ligjore e tyre është duke parë mundësinë e ngritjes së një padie ndaj kryetarit Bahtiri, nëse ky i fundit nuk kërkon falje dhe ta tërheq këtë deklaratë që ka bërë.
Ai tha se fillimisht janë duke vërtetuar nëse kjo deklaratë është bërë nga vetë kryetari Bahtiri.
“SBASHK-u, është duke u marr me deklaratën e tij. Fillimisht po merremi me vërtetësinë e deklaratës. Ju them që fillimisht që kjo deklaratë ka irrituar të gjithë mësimdhënësit në Kosovë, po ashtu dhe në Mitrovicë. Ia kujtoj kryetarit Bahtiri se ai nuk ka qenë këtu para luftës, ku mësimdhënësit janë përballur me kërcënime të ndryshme nga okupimi në atë kohë, dhe nën atë presion ata kanë mbajtur mësim”, ka thënë Jasharaj, për Telegrafin.
“Uroj që kryetarët e tjerë mos të bëjnë deklarata të tilla. Bahtiri bashkë me kryetarët tjerë duhet të angazhohen për t’i përkrah mësimdhënësit. Mësimdhënësit ka kush t’i mbrojë. Kryetari Bahtiri do të përballet të hënën në gjykatë. Më e mira është që ai të tërhiqet nga kjo deklaratën, përndryshe Zyra jonë do të përgatis padi ndaj tij në Gjykatë”, ka thënë Jashari, duke shtuar se grave nuk mund të mbyllet me presione të tilla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës