Janevska: MASH konstatoi parregullsi të shumta në “Universitetin e Merkos”
Ministria e Arsimit ka hasur në më shumë parregullsi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës por detajet rreth tyre, ministrja Vesna Janevska thotë se do t’i zbardhë kur procedurat të jenë të qëndrueshme dhe vendimtare. Janevska për Alsat thotë se për momentin nën mbikëqyrje janë dy institutet që veprojnë brenda këtij universiteti.
“Ne veprojmë në Strugë dhe për momentin nën mbikëqyrje janë dy të ashtuquajturit institute nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. D.m.th vazhdimisht punojmë por duhet të mbledhim mjaftueshëm elemente dhe dëshmi për vendimin që do të marrim që ai të mos bie në ujë, do të thosha me gjuhën e popullit, gjegjësisht që vendimi të qëndrojë dhe të jetë afatgjatë. Po, flitet për shumë parregullsi por ministri si ministër ka vetëm autorizime të caktuara. Duhet të kyçen edhe Agjencia për cilësinë e Arsimit, edhe Inspektorati i Arsimit, kurse në disa institucione, këtë nuk mund ta them se është rasti për Strugën, edhe Komisioni për marrëdhënie pune por edhe Policia Financiare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Janevska këtë deklaratë e bëri për Alsat, një ditë pas debatit në Kuvend, ku komisioni për zgjedhje dhe emërime solli vendim për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësinë e arsimit të lartë Rasim Zuferi. Është konstatuar se gjatë mandatit të tij, Agjencia, pavarësisht parregullsive, ka lejuar të jepet leje për fillimin me punë të Fakultetit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, të njohur në publik si Universiteti i Merkos. Vendimi kishte kaluar edhe në qeveri, në periudhën e ministrit Jeton Shaqiri, vetëm pak ditë para përfundimit të mandatit të qeverisë LSDM-BDI.
“Nuk guxojnë të regjistrohen studentë në atë program studimor. Regjistrimi do të kishte qenë tërësisht jolegal. Për fat të keq, edhe studentët do të dëmtoheshin kurse Fakulteti do të kishte pasoja ligjore”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Ministrja Janevska thotë se lëshimi i Agjencisë për cilësinë e Arsimit dhe i drejtorit nuk është vetëm me rastin e këtij universiteti. Sipas saj, kjo Agjenci shumë e rëndësishme ka qenë totalisht jofunksionale.
“Shembull, kemi bërë kërkesë për evaluimin e disa fakulteteve në disa universitete gjë që nuk është bërë duke përfshirë edhe të ashtuquajturin Universitet të Merkos. Kemi parregullsi në punën e arkivit, kemi parregullsi në sjelljen e vendimeve. Shembull, vendimi për Strugën është sjell në datë 10 dhe në datë 17 është shfuqizuar. Kemi punë jotransparente dhe më shumë elemente janë mbledhur që ministria të ankohet për punën e Agjencisë për cilësinë e arsimit”, u shpreh Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Bordi i akreditimit dhe bordi i evaluimit të institucioneve të arsimit të lartë janë në kompetencë të Agjencisë për cilësinë e arsimit të lartë. Sipas Janevskës, bordi i evaluimit që nga themelimi i tij nuk ka bërë asnjë evaluim të asnjë institucioni ose program studimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar