Site icon Telegrafi

Janë arrestuar tre persona në Veles, armët e gjetura janë sekuestruar

Në 21.09.2023 në ora 16.00, oficerët e policisë nga Departamenti i Trafikimit të Paligjshëm nëpërmjet Sektorit për punë të Brendshëm i privuan nga liria P.P (51) nga fshati Plevenje, komuna Çashka dhe T.S (78) nga fshati i Teovo, komuna Çeshka, ndërsa në ora 16.50 është privuar nga liria edhe N.Sh (28) nga Velesi.

Pas masave të marra ka ardhur deri në njohje se P.P. ka poseduar armë zjarri. Në bisedën zyrtare me të, P.P. ka deklaruar se posedon një pushkë karabinë që ndodhet në shtëpinë e N.Sh. i cili ia ka dorëzuar oficereve të policisë  së bashku me disa fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa T.S. i ka dorëzuar oficereve të policisë një pushkë gjuetie kalibër 16 dhe dy pushkë ajri të kalibrit 5.5mm dhe kalibrit 4.5mm.

Personat janë ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

Exit mobile version