LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez: Po mendoj vetëm për Bayernin

James Rodriguez: Po mendoj vetëm për Bayernin
James Rodriguez (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

James Rodriguez këmbëngul se ai është duke menduar vetëm për Bayern Munichun edhe pas njoftimeve se mesfushori ka përçarje me trajnerin Niko Kovac.

Bajerni nuk po nxiton të përdorë opsionin e tyre për të blerë Jamesin, i cili është në sezonin e dytë dhe të fundit të marrëveshjes së tij dyvjeçare me Real Madridin, sipas kryetarit Karl-Heinz Rummenigge.

James thuhet se dëshiron të kthehet te fituesit aktual të Ligës së Kampionëve në Madrid, por kolumbiani nuk pranoi të spekulohej për të ardhmen e tij.


Rummenigge: E ardhmja e Rodriguezit nuk është prioritet i Bayernit
Lexo po ashtu Rummenigge: E ardhmja e Rodriguezit nuk është prioritet i Bayernit

“E tashmja ime është me Bayern Munichun, kam kontratë me ta deri në qershor”, ka thënë fillimisht James.

Rodriguez në aksion me fanellën e Bayernit (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

“Jam mirë, jam i qetë. Në Qershor ne do të shohim se çfarë do të ndodh, por tani po mendoj vetëm për Bayernin”.

“Bayerni ka një skuadër të shëndetshme që është e mirë [së bashku], dhe nuk ka asnjë problem me Kovacin”, përfundoi kolumbiani.

James u thotë familjarëve se dëshiron rikthimin te Real Madridi  
Lexo po ashtu James u thotë familjarëve se dëshiron rikthimin te Real Madridi  

James kishte shënuar tre gola dhe dy asistime nga 11 paraqitje këtë sezon – shtatë si titullar.

Megjithatë, kolumbiani po përballet me një lëndim të ligamentit të kolateralit, i cili e mban jashtë fushave që nga muaji i kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori