LAJMI I FUNDIT:

Jaguar publikon pamje të konceptit të ardhshëm

Jaguar publikon pamje të konceptit të ardhshëm

Jaguar ka publikuar imazhe të tjera paraprake të konceptit të saj të ardhshëm Design Vision, duke treguar se si logoja e Leaper do të përdoret në veturat e saj të reja.

Duket se fsheh një kamerë të pasme, e cila mund të nënkuptojë përdorimin e kamerave për pamje, e jo pasqyra tradicionale, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu shfaqi përmasat dramatike të konceptit.


“Ne po krijojmë Jaguar për të ardhmen, duke rivendosur statusin e saj si një markë që pasuron jetën e klientëve tanë dhe komunitetit Jaguar”, tha shefi i JLR, Gerry McGovern.

Bëhet e ditur se koncepti do të shfaqet i plotë më 2 dhjetor në Miami Art Week në Florida, SHBA. /Telegrafi/