Ja kushtet e ''Hallkit'' për t'u bërë pjesë e qeverisë së Maqedonisë (Foto)

Partitë politike që kanë marrë deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë filluar me negociatat për qeverinë e ardhshme të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por kërkesa kanë paraqitur edhe nga ''Hallkit'' të cilët në këto zgjedhje ''garuan'' në mënyrë firtuale me numrin 69.
Këto janë kërkesat e ''Hallkive'':
1.Të respektohet ligji i gjuhës dmth, askush mos ja nxjerr gjuhën tjetrit.
2. Buxheti t'i jepet 80% pushtetit dhe 20% popullit
3. T'u falen borxhet nëpër dyqane të gjithë qytetarëve
4. Marrëveshja e Ohrit të transferohet në Tetovë
5. Përvec ministrave, imunitet gjatë dimrit të kenë edhe qytetarët.
Pa keto kushte Hallkit nuk futen në qeveri.'' shkruajnë me ironi ''Hallkit''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































