LAJMI I FUNDIT:

BE-ja konsiderohet e pafuqishme që të imponojë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

BE-ja konsiderohet e pafuqishme që të imponojë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
Foto: Arkiv/Ilustrim

Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë e duhur që të imoponjë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pa bashkëpunimin e duhur me SHBA-në, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Ndërkohë, nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme thonë se BE-jae ka kuptuar se çështjen e Kosovës duhet marrë seriozisht.

Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisëështë cështje mujash e jo vitesh, ngjalli reagime edhe në Kosovë, raporton RTV Dukagjini.

Për Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme, Time Kadrijaj, kjo tregon se BE tashmë e ka kuptuar se çështjen e Kosovës duhet marrë seriozisht, përcjell Telegrafi.


“Edhe BE tashmë e ka kuptuar se çështja e Kosovës duhet të merret seriozisht sepse një proces i stërzgjatur i dialogut nuk ka më kuptim dhe se procesi duhet të ketë një fund. Unë e kuptoj se angazhimi i SHBA-së në këto marrëveshjet ekonomike i ka mobilizuar edhe vendet e BE-së që të trajtojnë më konkretisht Kosovën”, deklaroi për RTV Dukagjinin Time Kadrijaj.

Por nga shoqëria civile thonë se BE nuk ka fuqi që të imponoj marrëveshje.

“Mendoj se është një pretendim i lartë nga BE dhe konsideroj se BE nuk e ka fuqinë për të imponuar marrëveshje brenda disa muajve dhe këtë nuk mund ta bëjë pa një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sido qoftë është një pretendim legjitim i tij [Borrellit]. Konsideroj se kjo është më shumë një pretendim për të treguar para ministrave të jashtëm të shteteve të fuqishme të BE-së se është duke bërë diçka në dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Jopseph Borell erdhen gjatë takimit që ky i fundit së bashku me emisarin e BE-së për dialog Mirosllav Lajçak kishin me ministrat e jashtëm të shteteve të Unionit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori